“Ky është çlirimi i Shën Sofisë nga zinxhirët e saj të robërisë. Kjo ishte ëndrra më e madhe e rinisë sonë.”
Vetëm 12 ditë më parë, presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Shën Sofisë në një xhami. Shën Sofia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze. Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO. Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën. 350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian. Shpërndaje te miqtëErdogan realizon 'ëndrrën e rinisë', kthen muzeun në xhami
Mijëra qytetarë, mes të cilëve dhe presidenti turk Erdogan, morën pjesë të premen në lutjet e para myslimane në muzeun e kthyer në xhami të Shën Sofisë në Stamboll.
Me mbajtjen e lutjeve të 24 korrikut, presidenti Erdogan vulosi de facto vendimin e tij për kthimin e muzeut në xhami.
Qindra qytetarë filluan të mblidheshin para Shën Sofisë që në orët e para të agimit, ndërsa qindra policë siguaruan që të gjithë të kishin maska mbrojtëse.
Presidenti Ergodan mbërriti në mesditë dhe përpara se të hynte brenda deklaroi:
Të sugjeruara
Rreth 40 shtete raportojnë rritje të ndjeshme të të infektuarve me Covid
25 Korrik 2020, 17:56Kosova në alarm, vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me Covid
25 Korrik 2020, 17:35Infektohet me koronavirus kryebashkiaku i Mirditës
25 Korrik 2020, 17:01
Shtatë fjalët që pushteti nuk i lidh dot
24 Tetor 2026, 17:18
