Lezhë, infektohet edukatorja e një kopshti publik

exit.al 30 Qershor 2020, 09:51

Një edukatore në kopshtin publik “Skënderbeg” në Lezhë dhe bashkëshorti i saj janë infektuar me covid-19.

Kopshti është mbyllur dhe dezinfektuar, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik po teston stafin tjetër të kopshtit.

Po ashtu po hetohen dhe kontaktet e bashkëshortit të edukatores i cili është tregtar në një dyqan të vogël qoftesh.

Shpërndaje te miqtë