“Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tone si më parë. Por realiteti i vështirë është se nuk jemi afër fundit. Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime, globalisht pandemia po shpërhapet me shpejtësi.”
Ai theksoi se rruga më e mirë për të luftuar Covid-19 është "testim, gjurmim, izolim dhe karantinë". Virusi po prek tani Azinë e Jugut dhe Afrikën, ku kulmi pritet të arrihet në fund të korrikut. Ndërsa Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, tha se vaksina mund të vonojë dhe mund të mos jetë shkopi magjik që presim të gjithë:“Të gjithë mendojnë se vaksina është ilaçi i vetëm kundër Covid. Para së gjithash ne nuk e dimë nëse një vaksinë do të funksionojë në të gjitha grupmoshat dhe askush nuk e di kur do të jetë e gatshme.”
Ai theksoi se për momentin larja e duarve dhe ruajtja e distancës fizike është mjeti më efektiv kundër virusit. Aktualisht më shumë se 505 mijë persona me Covid-19 kanë humbur jetën në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 10,3 milionë. Shpërndaje te miqtë
