Zëvendës Drejtori i Burgjeve i shkruan Kryeministrit

exit.al 1 Dhjetor 2015, 18:36

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Bledar Skënderi i ka dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama, në muajin tetor. Në të ai ngre një sërë shqetësimesh dhe pakënaqësish në lidhje me menaxhimin e sistemit të burgjeve.

Pikat kryesore të letrës janë:

  • Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po zbaton marrëveshjen me PS-në për punësimet.

  • Në Policinë e Burgjeve emërimet janë bërë jashtë sistemit dhe pa formimin e duhur profesional.

  • Për rreth 6 vjet, policët e burgjeve nuk pajiset me uniforma.

  • Nuk ka makina për transportin e të burgosurve.

  • Shumica e institucioneve kanë nevojë peër investime në sistemin e vrojtimit me kamera.

  • Në dhënien e lejeve për të burgosurit ka korrupsion .

  • Agjensia e Prokurimit Publik ndryshon vendimet e komisioneve të tenderave duke zgjedhur kompani të caktuara.