Kuvendi i Kosovës shkarkon anëtarët e bordit të RTK-së

exit.al 8 Korrik 2021, 13:30

Kuvendi i Kosovës shkarkoi anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosoves, RTK, të enjten, raportoi Koha.net. Qeveria Kurti i shkarkoi anëtarët me justifikimin e ndalimit të auditimit të fondeve shtetërore të shpenzuara nga televizioni.

Partitë opozitare e kundërshtuan ashpër rekomandimin e komisionit për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza u shpreh se Kuvendi ka shkelur ligjin me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se RTK-ja duhet të trajtohet në një formë tjetër dhe jo të shkarkohet në këtë formë, siç ka thënë ai puro politike.