Kurti: Vaksinat e para në Kosovë sjellin shpresë

exit.al 30 Mars 2021, 17:18

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti u shpreh të martën se vaksinat e para që kanë mbërritur në Kosovë “kanë sjellë shpresë”.

Kurti pati një takim me ambasadoren e Holandës në Kosovë të martën.

Gjatë takimit me ambasadoren Carin Lobbezoo, ajo e uroi Kurtin për detyrën e re dhe folën për agrokulturës në Kosovë.

Lobbezoo  “përgëzoi edhe për shembullin inkurajues që u ka dhënë qytetarëve me marrjen e vaksinës kundër Covid-19”, njofton Kryeministria.

“Kryeministri Kurti tha se duhet bashkëpunim më i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti”, thuhet në njoftim.

Të dielën mbërritën në Kosovë 24 mijë vaksina të AstraZenecas nëpërmjet COVAX.