“Kemi diskutuar për pozitën apolitike të zonjës Osmani si presidente. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë. Pas një diskutimi, të gjithë kemi marrë vendim që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione”.
Ai i ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së të mos e pengojnë krijimin e institucioneve:“LDK-ja do të marrë pjesë në votim, pa paragjykuar vendimin e deputetëve. Këtë vendim ua kam komunikuar deputetëve. Pres që secili prej tyre të mos e pengojë kursin e ri të LDK-së. Pres që secili të sillet si institucionalist”.
Për zgjedhjet e presidentit të ri duhen 80 vota, Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e pakicave kombëtare kanë 61 vota. Ndaj për zgjedhjen e presidentit duhen edhe 14 vota nga LDK. Osmani garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e VV-së. Ajo mori mbi 300 mijë vota.
