“Populli i Kosovës kur ka zgjedhur më 6 tetor nuk na ka krijuar mundësi për zgjedhje pas zgjedhjeve, pra ose do të kemi koalicionin LVV-LDK, ose do të shkojmë në zgjedhje të tjera. Ndonëse si subjekt politik ne të Vetëvendosjes mund të mendohet se na leverdisin zgjedhje të reja, sepse ka një bonus mbështetje pas 6 tetorit si subjekt fitues, unë jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga LVV dhe LDK, pra alternativa të tjera nuk ka”.
Në intervistë për RKT-në, Zoti Kurti tha se në takimet me kryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani nuk janë diskutuar emra të përveçëm për Presidentin, por ia ka theksuar se Kosova ka më me rëndësi plotësimin e qeverisë, Kryeministrit, kryeparlamentarit. Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të Zotit Kurti, dhënë për RTK-në. https://www.youtube.com/watch?v=au3jY0VCvYwKurti: Koalicioni me LDK-në e vetmja alternativë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti e ka cilësuar si alternativën e vetme koalicionin e mundshëm qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Në një intervistë për Radio-Televizionin e Kosovës, Zoti Kurti përjashtoi diskutimet me parti të tjera nëse nuk arrihet koalicion qeverisës me LDK-në. Ai tha se nëse ky koalicion nuk arrihet mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por që Zoti Kurti theksoi se qëllimi i LVV-së është që kjo gjë mos të ndodhë.
Të sugjeruara
Futbolli shqiptar rinis me solidaritet për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti
8 Dhjetor 2019, 11:18Suarez shënon golin më të bukur të karrierës me Barcelonën
8 Dhjetor 2019, 10:49Biznesi i paralizuar në Durrës kërkon ndihmë për rimëkëmbje
7 Dhjetor 2019, 11:37
Protesta është më e madhe se numrat në shesh – është në qindra mijëra zemra
21 Korrik 2026, 13:16
