Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez shënoi mbrëmjen e së shtunës golin, e cilësuar prej tij, si më të bukurin e karrierës dhe me gjasa, për Barçën, më të bukurin e sezonit.
Në Camp Nou, kundër Mallorca-s, ndeshje e përfunduar 5-2, uruguaiani realizoi një gol të përkryer me thembër pas 7 pasimesh fantastike të nisura nga 6 herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.
[embed]https://twitter.com/OffsideTheory/status/1203416852438929408[/embed]
Pas ndeshjes në Twitter-in zyrtar të Barcelonës u publikua një gol i ngjashëm shënuar dikur nga Patrick Kluivert, pikërisht kundër Mallorcas.
[embed]https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/1203444339499769856[/embed]
Pas 15 javësh kampionati spanjoll kryesohet nga Barcelona, e cila ka 34 pikë, po aq sa Reali i Madridit, por mban vendin e parë falë golavarazhit më të mirë.
