“[…] me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar.
[…] ju inkurajoj dhe ju mbështes, që në shembullin e të rinjve dhe të rejave, të cilët 29 vite më parë vërshuan në rrugët e sheshet e Tiranës për ta ndarë Shqipërinë nga errësira dhe izolimi, të merrni në dorë, falë shpirtit të lirë, energjisë, guximit, kurajos dhe idealeve të pastra, fatet e atdheut tonë, duke udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë”.
Falenderimin, Presidenti e shoqëroi me një video nga vullnetarët e organizuar në Bubq, një nga zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/587499851985042/
