Kurti fillon zbatimin e reciprocitetit me Serbinë: kritika të ashpra nga te gjithë

exit.al 31 Maj 2020, 21:33

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka vendosur një masë tjetër reciprociteti për tregtinë me Serbinë. Masa e re kërkon që kompanitë serbe të shkruajnë "Republika e Kosovës" në dokumentacionin e eksportit dhe të marrin një leje hyrje nga zyra e përfaqësimit të shtetit të Kosovës në Serbi.

Serbia zbaton të njëjtën masë ndaj kompanive kosovare.

Qeveria e Kosovës ngriti tarifat 100 përqind të mallrave serbe më 31 mars dhe filloi zbatimin e masave të reciprocitetit, së pari duke kërkuar që produktet e importuara nga Serbia të përfshijnë "Kosovën" si destinacion.

Masat e reja u kritikuan nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, Presidenti Hashim Thaçi dhe partitë kundërshtare me LVV-në e Kurtit.

Lajçak bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të masës:

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1267041325435752449

Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani e mbrojti parimin e reciprocitetit, gjithashtu si pjesë e marrëveshjeve midis Serbisë dhe Kosovës.

https://twitter.com/VjosaOsmaniMP/status/1267133217494249472

Ndërsa, Presidenti Hashi Thaçi e akuzoi Kurtin për "mashtrim patriotik" dhe vendime "të gabuara strategjike", të cilat kundërshtojnë pritshmëritë e SHBA-së dhe BE-së dhe rrezikojnë marrëdhëniet me ShBA-në.

 

[caption id="attachment_86895" align="alignnone" width="500"]Screenshot at PM Screenshot at PM[/caption]

Partia Demokratike e Kosovës, e kryesuar më parë nga Thaçi, gjithashtu e quajti vendimin e Kurtit si mashtrues.

Avdullah Hoti i LDK-së i quajti masën e reciprocitetit me Serbinë "penges" për dialog dhe premtoi se do t'i heqë të gjitha kur të bëhet kryeministër.

https://twitter.com/Avdullah/status/1267085870328406016

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç gjithashtu e ka kritikuar vendimin, duke shtuar se ata nuk do ta konsiderojnë uljen në bisedime derisa Kosova të heqë masën e reciprocitetit.

"Serbia nuk do ta njohë Kosovën por dëshiron dialog dhe kompromis. Nëse ata mendojnë se kompromisi do të thotë që Serbia do ta njohë Kosovën, kjo nuk do të ndodhë ", u citua Daçiç nga gazeta Koha.