Kufizohet lëvizja e automjeteve të enjten në një pjesë të autostradës Tiranë - Elbasan

exit.al 14 Korrik 2021, 18:20

Autoriteti Rrugor njofton se në autostradën Tiranë – Elbasan do të zhvillohen punime të enjten e për pasojë automjetet do të duhet të qarkullojnë vetëm në një korsi në të dyja drejtimet e lëvizjes.

Sipas ARrSh punimet zhvillohen për riparimin e trafikndarësve.

Qarkullimi i automjeteve do të bëhet vetëm në një korsi nga rrethrrotullimi i Ibës deri te rrëshqitja e Ibës.