Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla viziton sot Kosovën

exit.al 22 Shtator 2021, 10:45

Kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla viziton të mërkurën Kosovën, që përbën edhe vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit, ajo pritet të takohet së pari me homologun kosovar Glauk Konjufcën.

Më pas, Nikolla pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.