Opozita i bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile

exit.al 3 Nëntor 2015, 14:12

Kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri sot thirrje për mosbindje civile. Në takim me banorë të Kuksit,  Basha përsëriti akuzat për korrupsion ndaj qeverisë Rama, duke iu referuar shifrave të deklaruara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit,  ipas të cilave, abuzimet e qeverisë me prokurimet shkojnë në 1 miliardë dollarë në një vit.

“Mos t'i lëmë të keqes kohën që t'a gërryejë akoma më shumë shpresën që ka mbetur në këtë popull. Të ngrihemi e të frymëzojmë anë e mbanë vendin, përmes akteve të mosbindjes civile, të qëndresës, hapjen e një rruge tjetër për Shqipërinë, për shqiptarët, për Kukësin dhe çdo qytetar”, tha Basha.