Kryeministri shkarkon nga detyra drejtorët e doganave

exit.al 17 Nëntor 2015, 12:30

Sot, Kryeministri Rama shkarkoi nga detyra drejtorët e drejtorive dhe departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Sipas mediave të ndryshme, Zoti Rama i ka shkarkuar, në bllok, të gjithë drejtorët duke i fajësuar për rezultatet të dobta. Në mbledhjen që ka zgjatur më pak se pesë minuta, kanë qenë të pranishëm dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Srejtoresha e Përgjithshme e Doganave Pranvera Fagu.

Kryeministri Rama, gjithashtu, tha se çdo muaj do të shkarkohen tre drejtorët me rezultatet më të ulta.