Kryeministri Rama, vizitë në Izrael

exit.al 21 Dhjetor 2015, 11:44

Kryeministri Rama nisi sot një vizitë dy ditore në Izrael.

Në ditën e parë të vizitës ai u takua në Tel Aviv, me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu.

Ata nënshkruan një marrëveshje miqësore për nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në këtë vizitë, Zoti Rama shoqërohet nga një grup tregtarësh vendas, të cilët kanë sponsorizuar udhëtimin e Kryeministrit me një fluturim charter.

Kjo është vizita e katërt e një drejtuesi të lartë shqiptar në Izrael. Vizita e fundit ishte ajo e ish Kryeministrit Berisha, në nëntor të vitit 2011. Gjatë vizitës tre ditore të Zotit Berisha, u zhvillua dhe një forum ekonomik  ku morën pjesë edhe 35 biznesmenë nga Shqipëria.