Kryeministri Rama me vonesë në samitin e Kinës

exit.al 24 Nëntor 2015, 12:06

Kryeministri Edi Rama ka humbur sot fillimin dhe një pjesë të mirë të ditës së parë të Samitit Kinë-EQL ,për të cilin ai ka udhëtuar drejt Kinës.

Kryeministri arriti në orën 10:30 (ora lokale) në aeroportin Pudong të Shangait, ndërkohë që samiti zhvillohet në qytetin e Suzhout që është 144 km larg Shangait ose rreth 2 orë udhëtim me makinë.

Samiti, ku marrin pjesë 16 kryeministra të vendeve të Europës Lindore dhe Qëndrore, ka nisur në orën 8:30 të mëngjesit.

Kryeministri Rama ka mundur, gjithsesi, të marrë pjesë në diskutimin rreth tavolinës së rrumbullakët mes të gjithë kryeministrave të mbajtur në orën 16:00.