Kryemadhi thirrje qytetarëve të mos njohin vendimet e Ramës, vendimi për aksionin opozitar në orën 12

exit.al 17 Maj 2020, 10:58

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëti thirrje qytetarëve të mos njohin vendimet e Edi Ramës.

Në një deklaratë për shtyp, pas takimit me kyetarin e PD-së , ajo pohoi se tashmë është koha të shohim të ardhmen.

“I bëj thirrje qytetarëve të mos njohin vendime e Edi Ramës. Është koha të shohim të ardhmen”

Në lidhje me aksionin opozitar, zonja Kryemadhi u shpreh se në orën 12:00 opozita do të marrë një vendim për hapat e mëtejshëm.