Kryemadhi: Shembja e teatrit ishte provokim, opozita kërkon Reformë Zgjedhore

exit.al 22 Maj 2020, 18:07

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi theksoi se opozita e bashkuar ka prioritet përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Duke përsëritur deklaratën e Lulzim Bashës, Kryemadhi tha se një reformë zgjedhore me konsensus është “kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.”

Kryemadhi e quajti shembjen e teatrit si provokimin e radhës së Ramës për opozitën, me qëllim largimin e saj nga tryeza e bisedimeve.

“Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend,” mbylli deklaratën e saj Kryemadhi.