Kryemadhi prezanton programin për bujqësinë

exit.al 23 Shkurt 2021, 09:26

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi prezantoi të martën programin e saj për bujqësinë. Ajo premtoi mbështetje financiare për fermerët deri në 200  milionë lekë.

Kryemadhi deklaroi se do të ketë mbështetje direkte për çdo bagëti të fermerëve, në mënyrë që shqiptarët të ushqehehen me produkte shqiptare, jo të importuara.

“Do të vendosim TVSH 0 % në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, që shqiptarëet të hanë më mirë e më lirë.”, vijoi ajo.

Kryemadhi premtoi se në qeveri do të mbështesi industrinë ushqimore dhe do të hapë qidra vende pune.

Shpërndaje te miqtë