Aksident në aksin Laç-Patok, humb jetën një person

exit.al 23 Shkurt 2021, 08:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Laç-Patok.

Një i ri 22 vjeç ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti.

Ai ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra ai nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë policia ende po heton mbi ngjarjen.

Shpërndaje te miqtë