Basha akuza Ramës për keqqeverisjen e tij gjatë 2 mandateve

exit.al 23 Shkurt 2021, 08:38

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka keqqeverisur vendin për 8 vite. Përmes një postimi në Instagram, Basha ai publikoi një deklaratë të Ramës, i cili shfaqet i pakënaqur për qeverisjen e tij. Basha shkruan se gjatë 8 viteve është rritur borxhi publik, ka shpërdoruar 1.2 miliardë euro. Ai shton se për të dhënë me PPP një kilometër rrugë kanë falsifikuar firmën e sekretarit amerikan.

"Keni kriminalizuar politikën.Keni kanabizuar vendin.Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP" 

Basha pohon se me 25 prill Rama do të largohet dhe Shqipëria do të fitojë. Shpërndaje te miqtë