Kryemadhi premton reformë në arsim

exit.al 3 Shkurt 2021, 09:31

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se investimi në arsim është një nga prioritetet e programit elektoral të saj.

Përmes një videomesazhi, ajo premtoi një reformë në arsim dhe rritje të pagave për mësuesit. Kryemadhi u shpreh se 5 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të shkojë për investimet në arsim.

Kreu i LSI-së tha se do të vendosi taksë 1 përqind tek kompanitë e mëdha, të quajtuar taksa e të ardhmes si dhe do të krijojnë programin ‘Mëso dhe Fito’, i cili do tu japë mundësi studentëve të punojnë ndërsa ndjekin shkollën.

Kryemadhi premtoi se do të investojë në kërkimin shkenor dhe inovacion “në mënyrë që të rinjtë të tregojnë talentet e tyre dhe që ekonomia jonë të konkurojë më dinjitet me fqinjët dhe botën”.

Shpërndaje te miqtë