Kryemadhi garon në qarqet e vështira në zgjedhjet e 2021-it

exit.al 21 Nëntor 2020, 13:09

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillti 2021 do të garojë në disa nga qarqet më të vështira.

Ndërsa votoi për tu rikonfirmuar si kryetare e LSI-së në zgjedhjet e brendshme të partisë, të shtunën, ajo tha se:

“Do kandidoj në qarqet më të vështira. Monika s’ka frikë nga gara dhe zgjedhjet. Kodi i ri zgjedhor na e ka dhënë këtë mundësi të garojmë në disa qarqe, Fieri do jetë një nga zgjedhjet e mia”.

Kodi i ri zgjedhor i lejon kryetarët e partisë të garojnë në disa qarqe dhe pas zgjedhjeve të zgjedhin qarkun se ku dëshirojnë të jenë deputet.

Shpërndaje te miqtë