Vuçiç kërkon të vizitojë Kosovën

exit.al 21 Nëntor 2020, 12:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar leje për të vizituar të shtunën 21 nentor Kosovën.

Sipas mediave kosovare Vuçiç do të shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefi i mëparshëm të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqin, si dhe shefin aktual të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kërkesa e qeverisë së Kosovës u bë të premten, 20 nentor në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.

Ndërkohë ende  nuk ka një përgjigje zyrtare për këtë, por sipas mediave kosovare kjo kërkesë pritet të refuzohet për shkak të deklaratave kërçënuese të Vuçiçit ndaj Kosovës.

Shpërndaje te miqtë