“Absurditeti tjetër pastaj që ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. “
Kryemadhi u shpreh se qytetarët paguajnë taksa më të larta se ç ‘kanë paguar më parë dhe sot çmimi i energjisë është më i shtrenjtë. “Rrogat sot qytetarëve shqiptarë jo vetëm që nuk u janë rritur, por u janë mbyllur bizneset. Sot qytetarët shqiptarë kanë çmimin e naftës më të lartë se kudo tjetër. Sot fermerët shqiptarë hedhin gjithë prodhimin e tyre në rrugë.”, u shpreh ajo. Kryemadhi i bëri thirrje çdo qytetari të votojë me 25 prill për të ndryshuar vendin.Kryemadhi akuza Ramës: Po shpopullon vendin, po humb kujtesën historike
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shpopullon vendin dhe po dëmton gjuhën shqipe.
Në një takim me banorët e Peqinit, Kryemadhi u shpreh se Rama ka urrejtje për qytetarët e tij dhe se do të që zhdukë historinë.
Të sugjeruara
KPK konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj
1 Prill 2021, 10:01PD premton votimin elektronik për emigrantët dhe qytetarët
1 Prill 2021, 09:54
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
