PD premton votimin elektronik për emigrantët dhe qytetarët

exit.al 1 Prill 2021, 09:54

Partia Demokratike premtoi se do të mundësojë votimin elektronik në vend dhe për emigrantët.

Përmes një postimi në Facebook, PD shkruan se Rama dështoi të realizonte votën e emigrantëve.

"Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë." shkruan PD.

PD i bëri thirrje emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar.