Manastirliu njofton shërimin nga Covid-19 të 29 vjeçares së bashku me fëmijën e saj

exit.al 1 Prill 2021, 09:30

29 vjeçarja, e cila ishte infektuar me Covid-19, ia doli të sillte në jetë fëmijën e saj pavarësisht komplikacioneve me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan se 29 vjeçarja ja doli pas ndërhyrjes së mjekëve.

"Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha?

? Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë??

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi???

#Krenare për mjekët dhe infermierët"