“Kemi ngrirë projekte që mos të rrezikojmë parametrat fiskalë. Në momentin që të kemi të ardhura do t’i financojmë. Nuk do të rrezikojmë buxhetin e shtetit. Kemi ulje në investime kapitale dhe shtyrje për një vit më vonë.”
Një ditë më parë, në dëshminë e saj para Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Minsitrja Balluku e infrastrukturës duke ju referuar projektit të planifikaur për hekurudhën Tiranë-Durrës kishte pohuar:“MFE ka vendosur të zerojë fondin për këtë hekurudhë, duke hequr 100 milionë lekë investim i brendshëm dhe 200 milionë investim i jashtëm.”
Balluku, gjithashtu, paralajmëroi anulimin e koncesionit të Rrugës Milot-Balldren:“Rruga Milot -Balldren do të anulohet në rast se fituesi nuk plotëson dokumentacionin dhe financimin e duhur brenda afatit te caktuar”.
Ky koncesion, më vlerë 256 milionë euro për ndërtimin e 17.2 kilometra rrugë, u miratua më 12 shtator, dy muaj para deklaratës së ministers për anullimin e tij. Koncesioni u kundërshtua ashëpr publikisht mes akzuave për korrupsion dhe kosto të fyrra disa herë. Pohimi i Ministres Balluku për mosplotësim dokumentacioni dhe mungesë aftësish financuese ngre pikëpyetje serioze, pasi këto dokumenta duhet të ishin plotësuar dhe verifikuar përpara miratimit të kontratës. Duhet theksuar, gjithashtu e kjo kontratë koncesioanre, si përjashtim nga të tjerat, u miratua me ligj të Kuvendit. Ministrja e Financave Denaj pohoi gjithashtu në Komisionin e Ekonomisë se qeveria ka ngrirë çdo project të ri infrastrukturor, për shkak të barrës tashmë të rëndë buxhetore të koncesioneve në zbatim:“Më 2020 nuk ka asnjë projekt të ri që financohet nga buxheti, për shkak se fondet e projektuara shkojnë për financimin e koncensioneve”.
Kosto totale e koncesioneve e planifikuar në buxhetin e qeverisë së vitit 2020 është mbi 120 milionë euro për 14 koncesione, ku mbizotërojnë ato në shëndetësi dhe në rrugë.
