Krim në familje në ditën e ndërrimit të viteve

exit.al 31 Dhjetor 2020, 11:15

Një krim në familje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën e Astirit.

Sipas të dhënave deri tani ka humbur jetën një grua dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 10:40, dhe mediat raportojnë se autori ka qëlluar ndaj dy grave. Autori është P. A., 59 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj,

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje te miqtë