Arrestohet një 21 vjeçar, dyshohet për sulmin në Shëngjin

exit.al 31 Dhjetor 2020, 10:11

Policia ka arrestuar të enjten autorin e sulmit në Shëngjin në 11 dhjetor.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është Erald Pajtani, 21 vjeç banues në Larushk, Krujë.

Një lokal në pronësi të Liman Gjoka, 56 vjeç ka qenë objekt i sulmit. Autorët kanë vendosur tritol në lokalin e Gjokës.

Ngjarja ka ndodhur në Ranën e Hedhur.

Shpërndaje te miqtë