Kreu i Kishës Anglikane, portretizimi i Jezusit si i bardhë duhet të rishqyrtohet

exit.al 28 Qershor 2020, 18:46

Justin Welby, Arqipeshkopi i Kanterberit, drejtuesi kishës Anglikane tha se kisha duhet të rishqyrtojë portretizimin e Jezusit si të bardhë.

Duke folur për një emision në BBC, arqipeshkopi tha se portretizimi i Jezusit nga kisha perëndimore ka nevojë të rimendohet dhe të riimagjinohet pas protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, në Amerikë.

Ai tha se vende të ndryshme e portretizojnë ndryshe figurën e Jezusit, por kjo është e pamjaftueshme. Arqipeshkopi i kujtoi të gjithëve se zoti është universal dhe nuk ka lidhje me mënyrën se si ne e portretizojmë.

Gjithashtu, ai u shpreh se kisha anglikane do të shqyrtojë me kujdes të gjitha statujat dhe do të vlerësojë nëse ato duhet ose jo të hiqen.

Shpërndaje te miqtë