Pse maskat e thjeshta prej pambuku luftojnë më mirë përhapjen e Covid-19

exit.al 28 Qershor 2020, 17:43

Maskat me valvula përpara mund të duken sikur ndihmojnë por ato nuk janë aq të mira sa janë maskat e thjeshta për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Disa maska të prodhuara për vendet e punës — ku ka për qëllim të filtrojë pluhurin përpara se ai të shkojë në mushkri —nuk ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë mbajtjen e maskave për të shmangur piklat e frymëmarrjes në ajër kur merrni frymë, flisni dhe kolliteni, dhe valvula nuk e ndalon këtë.

Po ta vini re, maskat mjekësore nuk kanë valvula.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon maska të thjeshta prej leçke për të ndaluar përhapjen e virusit. Një maskë e thjeshtë me material pambuk ndalon përhapjen e virusit dhe janë shumë më të freskëta se maskat mjekësore N95.

Shpërndaje te miqtë