Meta kujton 18 vjetorin e ardhjes së familjes mbretërore në Shqipëri

exit.al 28 Qershor 2020, 16:20

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar të dielën 18 vjetorin e ardhjes në vend të familjes mbretërore shqiptare “pas 63 vitesh mërgimi të detyruar”.

“Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare e i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën”, shkruan Meta në një postim në Twitter.

Shpërndaje te miqtë