Kreu i emergjencave civile fajëson inxhinierët për përmbytjet në autostradë

exit.al 23 Nëntor 2015, 14:41

Kreu i Shtabit të Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka fajësuar inxhinierët e rikonstruksionit të autostradës Tiranë - Durrës si shkaktarë të përmbytjeve të djeshme. Sipas zotit Prençi, ata janë kujdesur vetëm për anën estetike, vendosjen e palmave, dhe jo për atë funksionale.

"Niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë niveli i  prurjeve," u shpreh Zoti Prençi.

Ai kërkoi ndekje penale të këtyre ekspertëve pasi dëmi që ata kanë shkaktuar në komunitet është i madh.