“Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje është e saktësia dhe koha e shkurtër për të identifikuar votuesin krahasuar me mënyrën e vjetër manual të identifikimit. Mesatarisht shkon një minutë”.
Ai shtoi se pajisja mund të verifikojë vërtetësinë e mjetit të identifikimit dhe nëse një votues voton në disa qendra votimi. Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e prillit 2021 do të zbatohet në një zonë zgjedhore të bashkisë së Tiranës. Komisioni Rregullator në KQZ miratoi të premten vendimin për të testuar votimin dhe numërimin elektronik në një ZAZ të kryeqytetit që ka jo më shumë se 55 qendra votimi. Shpërndaje te miqtëKQZ teston pajisjen për identifikimin elektronik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve testoi të shtunën identifikimin elektronik të votuesve.
Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi deklaroi se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë.
Ai tha se pajisja është e shpejtë dhe e saktë.
Të sugjeruara
Basha: Gjatë qeverisjes së Ramës emigracioni është rritur
20 Shkurt 2021, 12:54Basha: Në qeveri do të plotësojmë kushtet për anëtarësim
20 Shkurt 2021, 12:39
