Eurokomisionerja Johansson thirrje partive politike për pastërtinë e figurës së kandidatëve

exit.al 20 Shkurt 2021, 13:09

Eurokomisionerja për punët e brendshme, Ylva Johansson i bëri thirrje partive politike për pastërtinë e figurës së kandidatëve. Në një deklaratë për mediat, Johansson theksoi përgjegjësinë që kanë partitë për kandidatët për deputetë.

“Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë që të kenë integritet të kandidatëve në lista.”, u shpreh ajo.

Johansson pohoi se Shqipëria ka përparuar në lidhje me reformat mbi sundimin e ligjit dhe për azilin, duke shtuar se numri i kërkesave për këtë të fundit janë në rritje.

“Jam po kështu e kënaqur që reforma të mëdha në vend, si reforma në drejtësi, ligji i azilit që Shqipëria ka mundur të miratojë. Sigurisht që ka shumë fusha për përmirësim. Për shembull problemi me kërkesat e pabazuara për azil në disa nga shtetet anëtare të BE.”

Shpërndaje te miqtë