Konflikt mes të rinjve, dy të plagosur

exit.al 20 Shkurt 2021, 13:37

Dy të rinj janë plagosur gjatë një konflikti mesditën e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur në  Çorodovë të Skraparit.

Sipas njoftimit të policisë, Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me thikë E.M, 22 vjeç dhe A.Ç, 20 vjeç.

Dy të rinjtë janë transportuar menjëherë në spital pas ngjarjes. Ndërkohë policia po vijon hetimin e ngjarjes.

Shpërndaje te miqtë