KQZ në Kosovë vendos 25 numra telefoni për verifikimin e votuesve jashtë vendit

exit.al 18 Janar 2021, 22:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon me procesin e verifikimit të votuesve jashtë vendit dhe të hënën njoftoi se ka vendosur 25 numra telefoni në dispozicion të tyre.

Për të votuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit votuesit jashtë vendit duket që fillimisht të aplikojnë.

KQZ-ja tha se është funksionalizuar qendra e thirrjeve për këtë proces:

“Me qëllim të zbatimit të Vendimit dhe Udhëzimit të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, KQZ ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve. Për këtë proces janë hapur 25 linja telefonike”.

Kjo çështje ka krijuar debate në Kosovë.

Avokati i Popullit në Kosovë është shprehur kundër vendimit të KQZ-së për votën e emigrantëve, që e kufizon atë në një telefonatë, duke i kërkuar që ta rishikojë vendimin.

LVV i ka dërguar një ankesë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa(PZAP).

Po ashtu edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani e ka kundërshtuar, e cila të hënën fill pas publikimit të vendimit i kërkoi KQZ të rishikojë vendimin.

Shpërndaje te miqtë