KQZ ndërron vëzhguesit në KZAZ 30, Tiranë

exit.al 27 Prill 2021, 00:10

KQZ akreditojë vëzhguesë të rinj në KZAZ-në, në shkollën '1Maj'.

Njoftimin e dha kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi nga KZAZ-në numër 30, në Tiranë, ku dy persona të paidentifikuar dhunuan numëruesit e PD-së.

"Incidenti që ka ndodhur ka acaruar situatën. Kemi vendosur shfuqizimin e akreditimeve për çdo vëzhgues për ketë KZAZ. Kemi dhënë akreditime për vëzhgues të rinj", u shpreh ai për median.

Celibashi njoftoi edhe se "në KZAZ do të jenë të pranishëm vetëm media, numëruesit dhe vëzhguesit e rinj".

Në këtë KZAZ, numërimi do të pezullohet për 4 orë. Komisionerët dhe numëruesit do të marrin pushim.

Policia po heton se kush ishin dy personat që krijuan incidentin.