Goditen me karrige numëruesit e PD-së në KZAZ 30

exit.al 26 Prill 2021, 23:12

Vëzhguesit dhe numëruesit u përplasën me njëri-tjetrin në KZAZ-në numër 30, në shkollën '1 Maj'.

"Vëzhguesit kanë hyrë në zyrë, të autorizuar nga KQZ, dhe kanë goditur me karrige numëruesit e PD-së", sipas kryetarit të KZAZ-së, për Euronews.

Përfaqësuesja e PD-së, Pampuri u shpreh për median se persona të panjohur hynë në KZAZ, dhe dhunuan një numërues të PD-së.

Pampuri deklaroi se dy dhunuesit u shoqëruan për në Polici.