KQZ ndëshkon me 3000 lekë komisionerët e 18 KZAZ-ve

exit.al 26 Prill 2021, 22:31

KQZ ka dënuar me gjobë prej 3000 lekë çdo komisioner në 18 KZAZ- të e vendit që kanë numëruar më pak se 50% e kutive të votimit, njoftoi për median KQZ.

Deri tani ka përfunduar numërimi në 39 KZAZ, në 35 KZAZ u numwruan 50%, ndërsa në 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%.

Në orën 22:30, përfundoi numërimi në 3820 qendra votimi nga 5199 gjithsej.

Rezultati ështe PS me 48.7%, PD me 39.8%, LSI me 6.68%.