KPK ndërpret procesin e vetingut ndaj prokurori Bujar Hoxha pas dorëheqjes së tij

exit.al 27 Tetor 2020, 18:16

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pushoi procesin e vlerësimit ndaj prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Bujar Hoxha, për shkak të dorëheqjes së tij.

Vendimi u mor më 19 tetor nga trupi gjykues i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa(Bungo) dhe Etleda Çiftja.

Procesi i vetingut të prokurorit Hoxha ka nisur që në vitin 2019.

Shpërndaje te miqtë