KPA përjashton për 15 vite nga drejtësia gjyqtaren e Tiranës, Arjana Liço

exit.al 17 Dhjetor 2020, 20:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren e Tiranës, Arjana Liço, pas dorëheqjes dhe ndërprerjes së procesit të vetingut.

Vendimi i KPA-së u mor nga Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.

Të enjten KPA la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili po ashtu kishte vendosur përjashtimin për 15 vite të Liços.

Procesi i vetingut u ndërpre në maj 2020 për Arjana Liçon, me kërkesë të saj. Ajo argumentoi se kishte mbushur moshën për pension dhe kishte bërë kërkesë për të dalë në pension.

Shpërndaje te miqtë