SHBA i garanton imunitet ligjor prodhuesëve të vaksinave kundër COVID-19

exit.al 17 Dhjetor 2020, 18:59

Prodhuesit e vaksinave të COVID-19 nuk mund të paditen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast se vaksina shkakton efekte anësore të rënda.

Qeveria federale e SHBA i ka garantuar imunitet të plotë dy kompanive, Pfizer dhe Moderna, nëse shfaqen probleme, sipas CNBC.

Një jurist i cituar prej tyre thotë se imuniteti i plotë nuk është mbrojtje ligjore e zakonshme për kompanitë farmaceutike. Sipas tij kjo ka ndodhur pasi vetë qeveria i ka kërkuar kompanive të punojnë në kushte emergjente.

CNBC thotë gjithashtu se shtetasit amerikanë nuk mund të padisin as shtetin, më saktë Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve, për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

Masa është bazuar në një ligj të vitit 2005 ku u sigurohet imunitet kompanive që shpërndajnë ilaçe shumë të rëndësishme përveç rasteve ku ka shkelje apo gabime të qëllimshme. Imunitet zgjat deri në vitin 2024.

Shpërndaje te miqtë