KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës së Gjirokastrës

exit.al 12 Janar 2021, 20:57

Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra ish-kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës Albina Spaha, për shkak se nuk justifikonte pasurinë.

Shkarkimi i saj nga KPK u argumentua me mungesën e burimeve financiare të ligjshme për blerjen e një apartamenti si dhe deklarimi i pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Kryegjyqtarja e Gjirokastrës u penalizua edhe nga punësimi i bashkëshortit si ekspert në Gjykatën Administrative, i vlerësuar nga trupa gjykuese në kundërshtim me legjislacionin tatimor, raporton BIRN.

Albina Spaha e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1998, fillimisht si gjyqtare në Tepelenë dhe më pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ajo u komandua në krye të Gjykatës së Gjirokastrës pas shkarkimit të Guximtar Boçit.

Shpërndaje te miqtë