“Nga dita e sotme nuk ka më bllokadë institucionale. Kemi një axhendë të gjatë përpara nesh, që lidhet me jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Nuk kemi kohë për të humbur, ndaj kam proceduar të Presidenti i Kosovës propozimin për të mandatuarin tonë.”
Që prej zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, ky është mandati i parë që i jepet një prej kandidatëve për kryeministër të koalicioneve në garë. Rezultati i zgjedhjeve bëri të pamundur që koalicionet parazgjedhore të formonin të vetme qeverinë. Pas dy muajsh negociata, koalicionit PDK-AAK-Nisma, që propozonte për kryeministër Ramush Haradinaj iu bashkua dhe partia e Behgjet Pacollit AKR, Lista Serbe dhe disa parti të vogla të komuniteteve joserbe. Deri më tani dihet se Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 6 ministri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy ministri, Aleanca Kosova e Re (AKR) do të ketë 4 ministri, Nisma dhe Lista serbe do të drejtojnë nga 3 ministri, ndërsa komunitetet joserbe do të kenë 2 ministri. Zhbllokimin e krizës në Kosovë me votimin e kryetarit të kuvendit dhe nisjen e formimit të qeverisë e ka përshëndetur dhe Bashkimi Europian: “Përshëndesim zgjedhjen e krytarit të Parlamentit që është hapi I parë drejt formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor. BE kërkon nga shumica parlamentare të formojë sa më shpejt qeverinë e re, në mënyrë që të punohet në reformat e domosdoshme, të cilat Kosovën do ta çojnë përpara në rrugën e saj drejt BE-së,” u shpreh zëdhënësja e KE, Maja Koçijançiç. Shpërndaje te miqtëKosovë, mandatohet Haradinaj, formohet sot qeveria e re
Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, pritet që gjatë ditës së sotme të prezantohet Qeveria e re e Kosovës.
Kryeministri i mandatuar për të formuar qeverinë Ramush Haradinaj dhe kryetari i kuvendit Veseli, në një konferencë për shtyp lajmëruan se tashmë nuk ka asnjë bllokadë institucionale:
Të sugjeruara
Pronat në Himarë, presidenti grek: Shqipëria po pengon integrimin e saj në BE
8 Shtator 2017, 09:18Kosovë, Kadri Veseli zgjidhet Kryetar i Kuvendit
7 Shtator 2017, 13:52Mosfunksionimi i radaravë detarë dhe "policia moderne" e Ramës
7 Shtator 2017, 18:35
Evropa që imagjinojmë dhe Shqipëria që duhet të evropianizojmë
22 Gusht 2026, 13:37
