"[…] Shqipëria fqinje duhet të gjejë vendin e saj në BE, por me respekt të plotë tek të drejtat europiane. Dhe një prej shtyllave të të drejtave europiane janë të drejtat e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është përshembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë europiane, të një shteti që shkel të drejtat europiane?!"
Miratimi i planit urbanistik të Himarës pak ditë më parë, ka shkaktuar protesta të shumta të pakicës kombëtare greke të cilët nuk janë dakord me prishjen e pronave të tyre dhe dëmshpërblimin e caktuar nga qeveria. Gjatë protestave, kanë qenë të pranishëm dhe ambasadorë e zyrtarë të tjerë grekë. Kryetari i OMONIA-s për Himarën Alfred Bejleri kërcënoi se nëse pronat nuk do t’i kthehen pronarëve himariotë, atëherë Greqia dhe Qipro do të votojnë kundër hapjes së bisedimeve për anëtarësimit e Shqipërisë në BE. Shpërndaje te miqtëPronat në Himarë, presidenti grek: Shqipëria po pengon integrimin e saj në BE
Duket se problemi me pronat e pakicës greke në Himarë është çështje shumë e rëndësihme që shteti grek nuk ka ndërmend të heshtë.
Pas kundërshtimit publik të Ministrit të Jashtëm grek për planin urbanistik të Himarës, qëparashikon prishjen e disa pronave për të ndërtuar sheshin e qytetit, është vetë presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ai që ka reaguar.
Gjatë një darke të shtruar për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Greqi, Presidenti grek deklaroi se Shqipëria po pengon ecjen e saj drejt BE-së:
Të sugjeruara
Mosfunksionimi i radaravë detarë dhe "policia moderne" e Ramës
7 Shtator 2017, 18:35Pas Holandës, Franca kërkon kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë
7 Shtator 2017, 10:56Kryeministri Rama: Opozita e PD-së mbetet për tu parë
7 Shtator 2017, 09:31
Evropa që imagjinojmë dhe Shqipëria që duhet të evropianizojmë
22 Gusht 2026, 13:37
