Kosovë, arrestohet kryetari i komunës së Istogut

exit.al 9 Tetor 2020, 22:51

Policia e Kosovës ka arrestuar, mbrëmjen e së premtes, kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugova dhe zëvendësin e tij, me urdhër të prokurorisë.

Media kosovare Kallxo.com raportoi se ata u arrestuan pasi akuzohen për abuzim detyre, konflikt interesi dhe falsifikimin e dokumenteve.

Haki Rugova është gjithashtu nënkryetar i partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në orët në vazhdim pritet të mësohen më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Shpërndaje te miqtë