Arrestohet një shqiptar në Greqi, konsiderohet shpërndarësi më i madh i drogës në Mikonos

exit.al 9 Shtator 2020, 16:53

Policia greke ka arrestuar një nga 37 vjeçar shqiptarë, i cili konsiderohet një nga shpërndarësit më të mëdhenj të drogës në Mykonos me kanabis, kokainë, XTC dhe MDMA , raporton Balkanweb.

37-vjeçari shqiptar i njohur me emrin grek “Panagiotis” jetonte afër aeroportit të ishullit Mikonos. Ai  kishte ngritur aty edhe bazën për ruajtjen e lëndëvë narkotike.

Shqiptarit iu sekuestruan 8.5 kg kanabis e përpunuar, 2.5 kg drogë në formë çokollate, gjysmë kilogram kokainë dhe mbi një mijë doza XTC, dy makina, një pistoletë, 4 peshore, një makinë për numërimin e parave dhe një kasafortë.

Shpërndaje te miqtë